Marco Rubio, mik i madh i shqiptarëve, konfirmohet Sekretar i Shtetit në SHBA

  • Posted on November 14, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_3922-MS8JVBozn7.jpeg

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka nominuar senatorin republikan të Floridës, Marco Rubio, si Sekretar të Shtetit në administratën e tij të ardhshme. Në një postim në platformën X më 13 nëntor, Trump e përshkroi Rubion si një lider me respekt të madh, “zë të fuqishëm për lirinë” dhe “luftëtar të vendosur të ëndrrës amerikane”.

Rubio, i cili bëhet shefi i parë hispanik i diplomacisë amerikane, njihet për rolin e tij në çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit. Ai ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve diplomatike të Kosovës dhe ishte një mbështetës i vendosur i aspiratave të saj euroatlantike.

Me këtë nominim, Trump synon të ruajë mbështetjen e votuesve hispanikë dhe të avancojë politikat amerikane të sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response