LDK detekton sulme në rrjetet sociale te zyrtarëve të saj: Do të ndërmarrim veprime ligjore per t’i zbuluar përgjegjësit
- Posted on December 15, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se llogaritë e Instagramit të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe disa anëtarëve të tjerë janë sulmuar.
Në njoftim thuhet se për këtë është informuar edhe META.
“Llogaritë e Instagramit të LDK-së, kryetarit Lumir Abdixhiku dhe anëtarëve të saj u shënjestruan në një sulm të koordinuar. Do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të zbuluar përgjegjësit dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe demokracinë” thuhet në njoftim.
Write a Response