Kush janë 10 pilotët më të paguar në Formula 1
- Posted on January 3, 2025
- Sport
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Rritja e interesit global për Formula 1 ka sjellë një rritje të konsiderueshme të sponsorizimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në financat e ekipeve, pilotëve dhe organizatorëve të kampionatit. Sipas një raporti të revistës prestigjioze Forbes, të ardhurat e dhjetë pilotëve më të paguar janë rritur me 23% krahasuar me një vit më parë.
Në krye të listës për të tretin vit radhazi qëndron kampioni i botës, Max Verstappen. Piloti i Red Bull ka arritur të sigurojë 75 milionë dollarë gjatë sezonit, duke përfshirë një pagë fikse prej 60 milionë dollarësh dhe bonuse prej 15 milionë dollarësh bazuar në performancën.
Vendin e dytë e mban Lewis Hamilton, i cili ka fituar 57 milionë dollarë në sezonin e tij të fundit me Mercedes. Ndërkohë, Lando Norris, me kontratën e tij të re dhe sukseset në kampionat, siguron vendin e tretë me të ardhura prej 35 milionë dollarësh nga McLaren.
Në vendin e katërt renditet Fernando Alonso, legjenda spanjolle e Aston Martin, me një pagë prej 27.5 milionë dollarësh. Përfaqësuesit e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, janë gjithashtu pjesë e “Top 10”. Leclerc qëndron në vendin e pestë me të ardhura prej 27 milionë dollarësh, ndërsa Sainz renditet i nënti me 19 milionë dollarë.
Rritja e këtyre shifrave pasqyron përmirësimet në sport dhe përkushtimin ndaj përformancës, duke e bërë Formula 1 një ndër garat më tërheqëse në botën sportive.
Write a Response