Kolona të gjata në pikat kufitare: Pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdarë, kolona deri në 1 kilometër

  • Posted on January 3, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_5152-1hfaks4rVJ.jpeg

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje të gjata, të cilat kanë arritur deri në 3 orë e 20 minuta. Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e automjeteve në dalje nga kjo pikë ka arritur në 1,000 metra.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në pikën kufitare në Bërnjak, ku kolona ka po të njëjtën gjatësi, por pritjet janë më të shkurtra, nga 5 deri në 10 minuta.

Në Jarinjë, udhëtarët po presin deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa në Mutivodë pritjet janë më të lehta, nga 10 deri në 20 minuta. Për ata që kalojnë përmes pikës së Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin rreth 30-40 minuta.

Në pikat kufitare të tjera, lëvizja mbetet më e lirë, pa vonesa të theksuara. Autoritetet vazhdojnë monitorimin për menaxhimin e fluksit të madh të udhëtarëve.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response