Kolona të gjata dhe pritje mbi një orë te Dheu i Bardhë edhe në Merdarë

  • Posted on January 3, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_5146-uvE0tGOHuj.jpeg

Kolonat në pikat kufitare të Kosovës janë rritur këtë të premte, duke shkaktuar pritje të gjata për udhëtarët.

Sipas raportimeve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të mëdha janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ku ato kalojnë një orë. Kolona janë vërejtur gjithashtu në Merdarë, ku pritjet arrijnë deri në një orë.

Në Muçibabë, pritjet janë më të shkurtra, deri në 15 minuta, ndërkohë që në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është deri në pesë minuta.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response