Kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë

  • Posted on January 4, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_5176-00FXX5Kr68.jpeg

Të shtunën në mëngjes, kolonat dhe pritjet kanë nisur të formohen në pikat kufitare të Kosovës, veçanërisht në dalje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, koha e pritjes në dalje arrin deri në 50 minuta, ndërsa në hyrje është deri në pesë minuta.

Në Merdarë, pritjet për dalje shkojnë deri në 35 minuta, ndërsa në Jarinjë deri në 10 minuta. Në pikat e tjera kufitare, hyrjet dhe daljet regjistrohen me pritje deri në pesë minuta.

Autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response