KFOR-i amerikan patrullon në veri
- Posted on January 1, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 3
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje kanë zhvilluar patrullime në veri, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme, të cilat thuhet se zhvillohen për të garantuar sigurinë, përfshirë atë të infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.
Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. “KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thuhet në njoftim.
Write a Response