Imri Ahmeti publikon një foto me qiri: Disa fshatra të Lipjanit pa dritë, qeveria ka dështuar
- Posted on December 31, 2024
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ngritur shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në shumë fshatra të kësaj komune, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për kohën në të cilën jetojmë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se dështimi për të menaxhuar këtë çështje tregon mungesë planifikimi dhe përkushtimi.
“Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më,” ka shkruar Ahmeti.
Ai ka bërë thirrje për veprime konkrete dhe llogaridhënie për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë. “Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie. Tmerr!” përfundoi ai.
Write a Response