Imri Ahmeti: LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve
- Posted on December 13, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve më 9 shkurt.
Ahmeti thotë se për këtë është i bindur duke parë frymën në teren dhe angazhimin e të gjitha strukturave.
“Unë jam i bindur që Lidhja Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet, unë jam i bindur ne punojmë, angazhohemi që kryeministrin do ta marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, pastaj është çështje natyrisht e bisedimeve që do të zhvillohen për të parë mundësitë e koalicioneve paszgjedhore” ka thënë Ahmeti në Kanal10.
Imri Ahmeti është kandidat për deputet me numrin 7 në listën e LDK-së, Ahmeti është në mandatin e tretë të qeverisjes në Lipjan ku shumë herë është vlerësuar për qeverisje të mirë.
Write a Response