Imri Ahmeti: Akllapi konfirmon domosdoshmërinë për ndryshimin në Kosovë
- Posted on January 23, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Kryetari i Komunës së Lipjanit njëherit kandidati për deputet me numër 7 në listën e LDK-së Imri Ahmeti ka qëndruar sonte në tubim elektoral në Akllap, ku ka marrë mbështetje të fuqishme.
Ahmeti në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se u konfirmua ndryshimi domosdoshëm për Kosovën.
“Sonte në Akllap, në mesin e qytetarëve bujarë dhe punëtorë, morëm edhe një herë konfirmimin se ndryshimi i madh dhe i domosdoshëm për Kosovën nuk është vetëm i dëshiruar, por edhe i nevojshëm” ka shkruar Ahmeti.
Write a Response