IKSHPK-ja u bën thirrje qytetarëve për vaksinim pas rritjes së rasteve me gripin sezonal

  • Posted on January 23, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_2732-lQrtAnJ2US.png

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit, duke e kaluar pragun epidemik.

“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive, e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikun”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response