Haziri: Qeveria Kurti e la 30 orë pa rrymë Gjilanin, e ka shndërruar në një komunë të territ

  • Posted on December 28, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_2087-OraWdbv0p2.png

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se i ka lënë gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë në mes të ftohtit.

Haziri ka thënë se qeveria e ka shndërruar Gjilanin në një komunë të territ dhe të mjerimit.

“Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje.Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Sonte manifestohet “PAkënaqësia n’fundvit”, qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit!Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë energji elektrike qe më shumë se 30 orë.

Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë.Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh.

Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje.Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna.

Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”. Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati.Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë!

Ky nuk është fundvit i keq,por mandat i keq e deshpërim!Qytetarët dhe bashkëatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese.

 

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response