Haxhiu flet për një sondazh të kryer të hënën: Troç, LDK-ja është partia që e ka rritur më së shumti numrin e përqindjes

  • Posted on December 11, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 3
ha-UL05NPMdeK.png

Analisti Baton Haxhiu tha të martën se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia që është rritur më së shumti në përqindje në sondazhe.

Ai përmendi në Pressing në T7 një “sondazh të kryer të hënën”.

"Të themi kështu, troç, nga pika ku kanë qenë, numrin e përqindjes e ka rritur më së shumti LDK-ja”, tha Haxhiu.

Ai tha ndër tjerash se ky sondazh nxjerr rezultat “të përafërt” me zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Atëherë, LVV-ja dhe LDK-ja kishin një diferencë shumë të vogël votash.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i ka pasë 12.8% të votave – përgjysmim i elektoratit”, kujtoi Haxhiu, duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021.

Ai kujtoi gjithashtu se “Vetëvendosja i ka pasë 420 mijë vota në zgjedhjet e kaluara”, ndërsa tha se mbi 100 mijë i kishte marrë nga tri partitë opozitare tash.

“Realisht shikojeni se sa vota ka marrë nga Lidhja Demokratike dhe nga Partia Demokratike. 78 mijë janë LDK, 35 mijë janë PDK, 12 mijë janë prej AAK-së”.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 3

You May Also Like

Write a Response