Furnizimi me ujë nga “Ibër-Lepenci” kthehet në normalitet, ende i papijshëm
- Posted on December 7, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga Ibër-Lepenci është kthyer në normalitet, mirëpo uji është ende i papijshëm.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE: UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.”, thuhet në njoftim.
Write a Response