Dridhjet e tokës në Kosovë, Mustafa: Tërmeti nuk e kishte potencialin të rrezikonte qytetarët

  • Posted on December 12, 2024
  • lajmet
  • By Redaksia Post-TV 2
IMG_1773-kyxENpfI79.png

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje për tërmetin që është ndjerë në orët e para të ditës enjte në rajonin e Prizrenit.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se tërmeti ishte në zonën Prizren-Kukës.

Mustafa ka thënë se këto lëkundje nuk kishin kapacitet të rrezikonin qytetarët.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha Mustafa.

0
Author
No Image
Redaksia Post-TV 2

You May Also Like

Write a Response