Aplikacionet më të kërkuara të vitit 2024
- Posted on January 9, 2025
- teknelogji
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv
Sipas portalit “World Statistic”, YouTube vazhdon të kryesojë listën e aplikacioneve më të kërkuara në motorin e kërkimit Google gjatë vitit 2024.
Në vendin e dytë renditet WhatsApp, ndërsa Facebook mban pozicionin e tretë. Pesëshen e parë e plotësojnë ChatGPT dhe Gmail, duke dëshmuar popullaritetin e tyre të vazhdueshëm midis përdoruesve globalë.
Lista e dhjetë aplikacioneve më të kërkuara përfshin gjithashtu Netflix, Canvan, Twitterin dhe Robloxin. Një fakt interesant është mungesa e “X” (emri i ri i Twitterit) në këto kërkime, pavarësisht ndryshimit të markës gjatë vitit.
Këto të dhëna pasqyrojnë prirjet dhe interesimet e përdoruesve për aplikacionet që ndikojnë në jetën e përditshme dhe krijojnë platforma kryesore për argëtim, komunikim dhe produktivitet.
Write a Response