Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu

  • Posted on February 4, 2025
  • lajmet
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv
IMG_6839-qsSAIOD4cs.jpeg

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të shtunën, më 8 shkurt, në orën 18:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, pas një takimi me kryetarët e degëve të partisë.

“Festa e madhe, e mbylljes së fushatës, të shtunën më 8 shkurt nga ora 18:00 në Prishtinë, në ‘Sheshin Skënderbeu’! Tubimi më i madh elektoral po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin politik të LDK-së. “Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare!”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka falënderuar strukturat e partisë për angazhimin e tyre gjatë fushatës dhe ka bërë thirrje për mobilizim në fazën përfundimtare. “I falënderova për angazhimin e madh deri më tash. I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak!”.

0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response