Abdixhiku: Më 11 janar hapim fushatën e fitores, rugovistët do të mblidhen në tubimin më të madh elektoral të kohës
- Posted on January 3, 2025
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Më 11 janar, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes do të mblidhen në Pallatin e Rinisë, në tubimin më të madh elektoral të kohës.
Kështu ka njoftuar lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku.
“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!
Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, shkroi Abdixhiku.
Write a Response