Abdixhiku mbledh Shtabin e Prishtinës: Ekipi ynë po punon për fitoren e madhe
- Posted on December 25, 2024
- lajmet
- By Redaksia Post-TV 2

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kreu i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me Shtabin e Prishtinës.
Abdixhiku ka thënë se ky është momentumi më i mirë për LDK-në dhe se për këtë arsye po punohet shumë për mirëmbajtjen e tij dhe për fitoren e madhe.
“Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e radhës mobilizues me Shtabin e Prishtinës, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet nacionale po vazhdojnë, duke hapur rrugën drejt fitores së madhe të LDK-së. Vetëm pak ditë na ndajnë nga ky moment historik, ndërsa ekipi po punon vazhdimisht për këtë fitore. Ky është momentumi më i mirë i LDK-së dhe për këtë do të punojmë fort që ta mirëmbajmë deri në fitoren e madhe”, thuhet në njoftim.
Write a Response