22 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt
- Posted on January 4, 2025
- lajmet
- By Redaksia e Lajmeve Post-tv

Sot shënohen 22 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, një figurë e shquar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zemaj u vra pabesisht më 4 janar 2003, në hyrje të Pejës, së bashku me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn, Hasanin.
Ngjarja tragjike ndodhi pranë Kombinatit të Drurit, ndërsa autorët e krimit u larguan drejt Fabrikës së Birrës. Deri më sot, asnjë person nuk është dënuar për këtë vrasje.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të bëjë homazhe sot në Strellc të Deçanit, duke filluar nga ora 12:00.
Write a Response