11 të vdekur në Gjermani pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve

  • Posted on December 20, 2024
  • botë
  • By Redaksia e Lajmeve Post-tv

Mediat gjermane raportojnë se të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të ndodhur në tregun e Krishtlindjeve.

Automjeti i përdorur në sulm dyshohet të ketë qenë një BMW e errët, ndërsa shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Sipas informacionit nga BILD, përveç viktimave, shërbimet e urgjencës njoftojnë se janë plagosur nga 60 deri në 80 persona.

Dëshmitarët okularë kanë pohuar se makina ka hyrë drejt turmës, duke u drejtuar për në zonën e bashkisë, çka ka shkaktuar panik mes qytetarëve.

“Sipas informacionit që kam, një makinë ka goditur turmën e vizitorëve në tregun e Krishtlindjeve, por ende nuk mund të përcaktoj saktësisht drejtimin dhe distancën,” tha zëdhënësi i qytetit, Michael Reif. Pas ngjarjes, tregu i Krishtlindjeve u mbyll dhe organizatori i ngjarjes bëri thirrje për largimin e qytetarëve nga qendra e qytetit.

IMG_4845-h11xQeNLWE.jpeg
0
Author
No Image
Redaksia e Lajmeve Post-tv

You May Also Like

Write a Response